Dosje

“Shisja kokainë sepse po kërcënohesha”. I është ndaluar dy herë hyrja në Itali, shqiptari përfundon në burg si shpërndarës

Porositë e drogës vijnë me një kartë sim në Shqipëri. Çmimet, sasitë dhe dërgesat në Perugia rregullohen në Whatsapp.

Është një grup që kanë role të mire përcaktuara në Perugia, Itali. Është një shqiptar që koordinon mbajtjen e kontakteve me blerësit nga jashtë, ka korrierë që “bëjnë furnizimin e drogës”, ndërsa “aktiviteti i dërgesës kryhet nga personat të cilët i takojnë të varurit nga droga vetëm në momentin e transferimit”.

Tregtarët e huaj të drogës vendosen në Itali për periudha të shkurtra kohore, ndonjëherë vetëm për disa ditë, dhe përfitojnë nga organizata që u siguron atyre një apartament në via Cutu (zona Ponte della Pietra, red.).

“Baza logjistike të veprimtarisë kriminale”. Kështu lexohet në urdhëresën përmes së cilës gjyqtarja Natalia Giubilei firmosi arrestimin e një 31-vjeçari shqiptar, i cili përfundoi në burg me akuzën e “lidhjes” me persona të tjerë për të shitur kokainë.

85 shitje janë renditur në dokumentet gjyqësore në vetëm një muaj, nga 14 korriku deri më 13 gusht, te rreth tridhjetë blerës, që, sipas dokumenteve shkojnë në të paktën 5000 euro.

Hetimet e Whatsapp zbuluan se njeriu që përfundoi në pranga është ndoshta hallka e fundit e zinxhirit: në Shqipëri është në fakt dikush që merr kërkesat për drogë përmes një karte sim italiane. Ai bën marrëveshje për çmimet dhe sasitë, më pas e transmeton informacionin në Itali me Whatsapp dhe cakton takime në Perugia, ku ka një apartament që përdoret për të “ruajtur drogën” për t’u dorëzuar në duart e blerësve. Të paktën katër persona ka parë policia duke hyrë dhe dalë nga banesa në fund të rrugës, brenda së cilës gjatë kontrollit u sekuestruan katër gramë kokainë dhe pak më shumë se 5500 euro.

Avokatja Daniela Paccoi e cila mbron shqiptarin i tha gjyqtarit se “ka të bëjë me një rast kërcënimi nga nja bashkëatdhetar të cilit i akuzuari i ka borxh”.

5000 eurot e sekuestruara gjatë kontrollit? 4000 janë rezultat i shpërndarjes së drogës ndërsa të tjerat shqiptari pretendon se janë nga gruaja e tij që është estetiste. Gjatë hetimeve nëpërmjet Western Union, një mijë euro janë dërguar në Shqipëri nga njeriu që “gjithmonë për të shlyer borxhet” ka pranuar se ka shitur edhe në vitin 2020 dhe 2021. Atij i është ndaluar të kthehej në Itali dy herë dhe sot ndodhet në burg edhe pse në sallën e gjyqit ka deklaruar se “kam bërë shkelje që të punoj”.

Burimi: Umbria. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë