U deshën 15 vjet, por në fund aktorja indiane, Shilpa Shetty, u lirua nga akuzat, të cilësuara si “të pabaza” për një puthje në faqe nga aktori Richard Gere.
Çfarë kishte bërë? Gjatë një mbledhjeje fondesh për të luftuar SIDA-n e mbajtur në Delhi në vitin 2007, ajo u puth disa herë në faqe nga aktori Richard Gere, një gjest që shkaktoi një sensacion në një vend ku puthja në publik është ende një tabu, duke ndezur zemërimin veçanërisht të radikalëve. Grupet hindu që e konsideruan fyese për vlerat e tyre u vunë zjarrin fotografive të dy aktorëve në shesh.
Të dy të akuzuarit, Gere dhe Shetty kishin pasur atëherë fate të ndryshme: urdhër-arresti kundër aktorit amerikan, i akuzuar se kërkonte “publicitet të lehtë”, ishte tërhequr menjëherë më pas dhe akuzat u konsideruan të pabaza.
Ylli i famshëm budist 72-vjeçar, i cili më pas u kthye në Indi për të takuar Dalai Lamën, kërkoi falje për incidentin, duke shpjeguar se ai e puthi pa ndonjë të keqe, kolegen e saj për të theksuar se virusi HIV nuk mund të transmetohet përmes puthjeve.
Për aktoren e Bollywood-it, megjithatë, kishte filluar një kalvar i gjatë që u zvarrit deri në javën e kaluar kur një gjykatës në Mumbai vendosi se “Shetty ishte viktimë e egërsisë së Gere, i cili, ndërsa ishte në skenë, e puthi atë në mënyrë të përsëritur” dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë faj.
Aktorja Shilpa Shetty, e cila tani është 47 vjeç, në vitin 2007 ishte gjithashtu në qendër të një rasti tjetër lajmesh në Angli: mori pjesë në “Big Brother Vip” britanik (të cilin më vonë e fitoi) dhe ishte viktimë e komenteve raciste nga pjesa e konkurrentëve të tjerë të realitetit. Aktorja është e njohur në Bollywood dhe, që nga debutimi i saj në 1993, ka luajtur në rreth pesëdhjetë filma në gjuhë të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



