Një spital urgjence është ndërtuar në vetëm tetë ditë për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Kinë. Ndërtimi në Huoshenshan, i këtij spitali me 1.000 shtretër, ka përfunduar sot dhe do të jetë në gjendje të pranojë pacientë nga nesër, thanë mediat shtetërore.
Ndërtesa prej 269,000 metrash katrorë është një nga dy spitalet e reja që është ndërtuar në Ëuhan, pas deklaratës së Organizatës Botërore të Shëndetit që shpalli emergjencën globale. Dizajni për ndërtesat u bazuan në një spital të Pekinit që u ndërtua në 2003 për të ndihmuar në trajtimin e virusit SARS.
Inxhinierë nga i gjithë vendi thuhet se u sollën për të ndihmuar në shpejtimin e ndërtimit.
Ashtu si spitali në Pekin, qendra Ëuhan përbëhet nga ndërtesa të parafabrikuara.
Spitalet ose do të lejohen të marrin furnizime nga spitalet e tjera ose t’i porosisin ato nga fabrikat.
Ushtria Popullore e Kinës ka marrë kontrollin e këtij spitali që mediat shtetërore e kanë pagëzuar me emrin “Mali i Zjarrit të Zotit”.
Agjencia zyrtare e lajmeve “Xinhua” tha se shumë prej anëtarëve të stafit të këtij spitalin kishin qenë të përfshirë në luftën kundër një koronavirusit tjetër, SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome), i cili vrau rreth 650 njerëz në Kinë dhe Hong Kong në 2002-2003.
Ky është vetëm një nga dy objektet mjekësore që autoritetet vendosën të ndërtojnë në mënyrë që të lehtësojnë spitalet e përmbushur me pacientë në Ëuhan, qyteti që u bë epiqendër e koronavirusit të ri.
Njerëzit në qytetin me 11 milionë banorë, i cili është nën karantinë prej tashmë më shumë se një jave, janë ankuar për orë të pritjes në radhë për t’u vizituar te një mjek.
Koronavirusi i ri, që besohet të ketë origjinën në një treg të kafshëve të egra në Ëuhan, ka vrarë më shumë se 300 njerëz dhe ka infektuar 14,000 të tjerë.
Spitali i dytë në terren, “Mali i Shkrepëtimës së Zotit, është vendosur të fillojë të pranojë pacientët ditën e enjte, me 1.600 shtretër, 300 më shumë nga sa ishte planifikuar fillimisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



















