Gjatë 24 orëve të fundit 6 qytetarë të prekur nga Covid-19 kanë ndërruar jetën. Mirela Cami Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, bën me dije se pacientët janë një 58 vjeçar nga Tepelena, një 71 vjeçar nga Durrësi dhe 4 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar, një 54 vjeçare, një 67 vjeçar dhe një 70 vjeçar.
Ndërkohë në raportimin e përditshëm vihet re se është shtuar edhe numri i testimeve. Në 24 orë janë kryer 650 testime, ku janë konfirmuar pozitiv 143 raste të reja.
“Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes. Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë, 14 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm,” u shpreh Cami, e cila shtoi se janë shëruar edhe 51 qytetarë që nga mbrëmja e deri më sot.
Cami theksoi si cdo ditë thirrjen për qytetarët dhe bizneset që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë me rigorozitet protokollin e sigurisë, si të vetmen mënyrë për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1771
Durrës 433
Shkodër 285
Fier 140
Lezhë 125
Vlorë 118
Korçë 118
Kukës 94
Elbasan 89
Berat 50
Gjirokastër 34
Dibër 32
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




