Lajme

Shifra më alarmante, 69 të infektuar, Ministria vetëm i numëron

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 69  raste të reja me Covid-19.  Eugena Tomini nga IShP, bëri me dije se janë shtuar edhe pacientët në Spitalin Infektiv.

Epidemiologja deklaroi se rastet e reja janë  nga ndërrmarja  ose aktivitete biznesi, kontakte të rasteve të mëparshme, gjithashtu edhe raste të reja.  Tomini bëri me dije se shpërndarja e rasteve është 28 në Tiranë, 16 në Shkodër, 8 në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht, në Mallakastër,Kamëz, Pukë dhe Lushnjë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuar është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana. Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Nisur nga fakti se ditët e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi,” deklaroi Tomini.

Më tek epidemiologja theksoi se Ministria e Shëndetësisë apelon për vetëndërgjegjësimin e qytetarëve duke respektuar masat e vendosura.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:

Tiranë 249

 Shkodër 68

Krujë 63

 Kamëz 27

Durrës 25

Vlorë 21

 Lushnje 13

 Pukë 11

Elbasan 6


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë