Lajme

Shifra alarmante / 117 raste të reja me koronavirus dhe 2 të vdekur në 24 orë

Sot është dita me numrin më të lartë të infektuarve në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 117 raste të reja dhe kanë humbur jetën 2 persona, një 70 vjeçare nga Tirana dhe një 66 vjeçar nga Shkodra, të cilët kishin sëmundje të tjera.

“Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan. Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës” shpjegoi shefja e inteligjencës epidemiologjike në ISHP, Eugena Tomini.

Më tej ekspertja bëri thirrje për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, duke ruajtur distancën dhe duke respektuar masat e higjienës. Gjithashtu Tomini bëri thirrje për qytetarët të cilët kanë shenja të sëmundjes se duhet të izolohen dhe të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në të kundërt  të komunikojnë në numrin 0800 40 40 për  këshillim psikologjik apo çdo informacion mbi sëmundjen Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 635

 Durrës 218

Shkodër 186

Vlorë 108

Lezhë 75

 Kukës 47

 Berat 41

Korçë 40

 Elbasan 35

 Fier 33

 Gjirokastër 24

Dibër 20


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë