Lajme

Shfrytëzonte disa vajza për prostitucion në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja në Tiranë

Nga Gazeta Si- Një 52-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se shfrytëzonte tre vajza për prostitucion në lokalin e saj në rrugën “Kastriotët” në Tiranë.

Sipas uniformave blu, 52-vjeçarja L. S. shfrytëzonte për prostitucion me klientë të ndryshëm të lokalit, 20-vjeçaren M. B, si edhe dy shtetaset me iniciale O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe.

Pas hetimeve, është vendosur në pranga menaxherja e lokalit për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si edhe 20-vjeçarja M. B. për veprën penale “Prostitucioni” dhe dy të tjerat do procedohen penalisht.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë