Nga Gazeta Si- Është zbuluar në Durrës një ambient që shfrytëzohej për prostitucion nga shtetaset me iniciale Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi. Dy shtetaset janë shpallur në kërkim pasi shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion.
Këto shtetase dyshohen se përdornin një apartament në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




