Lajme

Sherri në spitalin e Fierit, lihet në burg Aleksandër Zhapaj dhe autori i plagosjes së tij

Gjykata e Fierit ka dhënë masat e sigurisë për të arrestuarit në Fier pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku mbetën 5 të plagosur.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Daniel Bracen me akuzën “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak të detyrës të punonjësit të rendit publik”, pasi i mori armën nga brezi policit të patrullës dhe qëlloi mbi Aleksandër Zhapaj që mbeti i plagosur.
“Arrest me burg” është dhënë në mungesë edhe për Aleksandër Zhapaj. Këtij të fundit i është komunikuar masa në Spitalin e Traumës, ku është dërguar për ndihmë më të specializuar.
Ndërkohë, është lënë në arrest shtëpie Gazment Brace, vëllai i Daniel Braces.
Sherri në Fier ku u plagosën pesë persona nisi mes dy familjeve në Levan, familjes Zhapaj dhe Braçe. Më pas konflikti vazhdoi edhe në ambientet e Urgjencës së Spitalit, ku një prej autorëve i mori armën efektivit të patrullës dhe qëlloi mbi një person.
Policia thotë se shkak për konfliktin është bërë një sherr banal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë