Ngjarje

Kush e publikoi videon e sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias? Oborri Mbretëror përplaset me Policinë e Tiranës

Gazeta Si - Oborri Mbretëror Shqiptar dhe Policia e Tiranës janë përplasur për publikimin e videos së sherrit mes Princ Lekës dhe ish-bashkëshortes së tij, Elja Zaharia.

Në një deklaratë për mediat, Oborri Mbretëror Shqiptar shpreh zhgënjimin për publikimin e videos që është filmuar nga Princ Leka, duke thënë se ato pamje janë dorëzuar në polici nga vetë Princi.

Rrjedhja e tyre në media, sipas Oborrit Mbretëror Shqiptar, ka dalë prej institucioneve ligjzbatuese, e në rastin konkret policisë, ku u dorëzuan pamjet, pasi Princ Leka, thuhet në deklaratë, nuk i ka bërë publike.

Oborri Mbretëror Shqiptar kërkon nga policia dhe institucionet e tjera që të ndërhyjnë për të fshirë videon e sherrit nga rrjetet sociale dhe nga mediat.

Por ka reaguar menjëher Policia e Tiranës, e cila njofton se pamjet filmike janë sekuestruar dhe më pas ju referuan Prokurorisë së Tiranës.

Policia e Tiranës deklaron se video e sherrit nuk doli prej tyre. “Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.

DEKLARATA E OBORRIT MBRETËROR SHQIPTAR:

Oborri Mbretëror Shqiptar: Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.

Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë