Ka ndodhur

Sherr pranë një picerie në Berat, kamerieri 17-vjeçar dhunohet nga 3 të mitur

Gazeta Si – Një kamerier 17-vjeçar, është rrahur brutalisht në ambientet e tij të punës nga 3 të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 00:45 minuta, në një piceri në qendër të qytetit të Beratit dhe në sherr janë përfshirë 4 të mitur.

Dyshohet se për motive të dobëta, 2 vëllezër 16-vjeçarë me inicale R.Q. dhe G.Q. si dhe një 16-vjeçar tjetër me iniciale I.B., janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta një 17-vjeçar që punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit tre 16-vjeçarët me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë