Rend dhe Ligj

Sherr në restorantin në Ksamil, plagoset me thikë një 23-vjeçar

Një 23-vjeçar është plagosur me thikë në Ksamil gjatë një sherri në një restorant.

Sipas Policisë sherri ka ndodhur në orën 12:10 dhe shtetasi K. K, nga Gjirokastra është goditur me mjet prerës dhe është dërguar në spitalin e Sarandës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia po punon për të identifikuar autorin dhe po punon për ta kapur atë.

Po ashtu, një 20-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Sarandë, pasi ditën e djeshme në lagjen nr. 1, ka blerë disa gjëra në një dyqan, duke i dhënë shitësit një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë