Lajme

Sherr mes të rinjve në Bilisht, plagoset me kaçavidë 23-vjeçari

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflikti të ndodhur mes tyre në Bilisht të Korçës.

Sipas poolicisë, mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet fjalë shtetasin me iniciale B.L., 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është i shtruar në Spitalin e Korçës.

Ai dyshohet se është goditur me me kaçavidë nga Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht.

Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe 21-vjeçari Osmanllari, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë