Lajme

Sherr mes të rinjve, humb jetën 21-vjeçari në Bulqizë, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një 21-vjeçar ka mbetur i vrarë pas një sherri me thika.
Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme rreth orës 10:00 në qendër të qytetit.

Mësohet se 21-vjeçari ka mbetur i vrarë pas një sherri me thika me një 22-vjeçar.
Viktima ka mbetur Arlind Pasha, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa autori është Fatjon Keta, i cili dyshohet të jetë me probleme mendore.

Arlind Pasha, 21-vjeçari i mbetur i vrarë

Policia në një njoftim të dytë bën me dije se rreth 1:30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E. K, i cili ka qenë prezent në konflikt. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë