Rend dhe Ligj

Sherr mes shqiptarëve dhe romëve në Selanik, debati lindi nga fëmijët

Gazeta Si – Shqiptarët përplasen me romët në Selanik. Sipas mediave greke, pas një debati mes fëmijësh, situata ka degraduar në një sherr të dhunshëm mes familjeve shqiptare dhe atyre rome.

nga sherri ne Selanik. Gazeta Si, 22 korrik 2022

Dëshmitarët kanë bërë me dije se në sherrin e ndodhur në parkun Peristeria u përfshinë mbi 20 persona. Gjatë përplasjes fizike janë përdorur edhe sende të forta, gurë dhe shishe. Për pasojë, dy persona u plagosën.

Banorët e lagjes lajmëruan policinë, që ndërhyri menjëherë dhe arrestoi 4 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë