Ngjarje

Sherr me thika mes adoleshentëve para shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ndërron jetë 14-vjeçari. Zanafilla e sherrit prej një jave në rrjetet sociale

Nga Gazeta ‘Si’ – Një sherr mes 3 adoleshentëve, të cilët janë grindur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka përfunduar në fatalitet për njërin prej tyre.

Martin Cani, 14 vjeç është goditur me thikë në zemër dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë L. M. 14 vjeç ka plagë në gjoks dhe ndodhet në gjendje stabël në spital.

Adoleshenti i tretë ndodhet në një spital privat në Tiranë, i plagosur në krahun e majtë. Ky i fundit dyshohet se është autori i ngjarjes.

Zanafilla dhe dinamika

Viktima, i plagosuri që po merr trajtim te Trauma dhe autori i dyshuar janë nxënës të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ndërsa të tjerët të përfshirë në sherr janë nxënës të shkollës “Mustafa Qemal Ata Turku” në Sauk.

Si fillim, konflikti i nxitur në rrjete sociale, ka nisur mes viktimës dhe autorit të dyshuar, të cilët ishin në të njëjtën klasë.

Sipas dëshmive, sherri ka nisur në pushim të gjatë, ku janë ndarë nga oficeri i shkollës. Pasi kanë përfunduar mësimin, sherri ka degraduar nga grushte në përdorim të mjetit prerës thikë.

Policia nuk ka ende të qarta motivet e krimit.

Krahas shkollës, i mituri ishte i angazhuar dhe merrej edhe me futboll. Ai luante me ekipin e moshave të U-15, me ekipin e FC Dinamo City.

Në polici janë shoqëruar disa nxënës që ishin dëshmitarë të këtij konflikti që përfundoi tragjikisht me një vrarë e dy të plagosur. Ata janë marrë në pyetje në prani të psikologut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë