Gazeta Si – Një sherr mes 4 kushërinjve ka degraduar deri në përdorimin e shufrës së hekurit në Kukës. Policia njofton se 4 personat janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali për motive të dobëta.
Policia ka arrestuar 22-vjeçarin me iniciale E.S., dhe 41-vjeçarin me iniciale A.B., si dhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai dhe kushëriri i 41-vjeçarit, përkatësisht 50-vjeçari me iniciale N.B. dhe 35-vjeçari me iniciale B.B.
Për shkak të dëmtimeve gjatë konfliktit, 41-vjeçari A.B. po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale, shufra e hekurit që dyshohet se u përdor gjatë konfliktit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




