Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi u konfliktua me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit dhe kundërshtoi me dhunë policinë.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Domeniko Kumuria, banues në Elbasan.
Sipas policisë, Kumuria shkoi për ndihmë mjekësore pranë spitalit dhe menjëherë më pas u konfliktua me stafin mjekësor.
Ndërkohë, gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




