Lajme

Sherr me armë në lokal, arrestohet i riu në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar, pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje në ambientet publike.

Paraprakisht mësohet se 27-vjeçari Artan Dema është arrestuar nga policia pas një konflikti të ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Durrësit. Dema është konfliktuar me shtetasin me iniciale S. B. dhe dispononte një armë zjarri tip pistoletë pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, në ambiente publike” në ngarkim të shtetasit A. Dema parashikuar në nenin 278/5 të Kodit Penal dhe “Plagosja e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit S. B. parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë