Policia e Dibrës ka vënë në pranga babë e bir, pasi janë konfliktuar fizikisht me një shtetas dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Sherri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Qytetin e Ri në Bulqizë, ku janë konfliktuar tre shtetas.
Menjëherë pas ngjarjes, ka ndërhyrë policia, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe duke arrestuar dy persona, babë e bir.
Por, në momentin e ndalimit të tyre, ka ndërhyrë djali tjetër i familjes, duke kundërshtuar me dhunë policinë.
Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit L. G., 61 vjeç dhe djalit të tij A. G., 31 vjeç.
Ndërkohë, 29-vjeçari A. G. duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
Ai është shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




