Gazeta Si – Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka vendosur pezullimin e dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Klesti Çela dhe Fatmir Meta, pas një incidenti të rëndë që ndodhi brenda zyrave të institucionit.
Sipas burimeve paraprake, drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela, së bashku me tre persona të tjerë, ka dhunuar fizikisht drejtorin e zbatimit të vendimeve, Fatmir Meta.
Ngjarja ka ndodhur brenda zyrës së Fatmir Metës, duke shkaktuar shqetësim të madh për integritetin dhe sigurinë brenda institucionit.
Në një njoftim zyrtar, Inspektori i Përgjithshëm thekson se: “Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut”.
Sipas njoftimit, struktura përgjegjëse e Inspektoratit ka nisur menjëherë verifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Pezullimi i drejtuesve dhe aktivizimi i mekanizmave disiplinorë do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve administrative dhe penale.
Inspektorati i Përgjithshëm ka bërë të ditur se do të vazhdojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave dhe rezultatet e hetimeve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje