Lajme

Shërohet pacientja zero në Maqedoninë e Veriut

Shërohet pacientja zero në Maqedoninë e Veriut. Sic shkruajnë mediat ne Shkup, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka njoftuar se pacientja e parë me koronavirus ka kaluar në trajtim shtëpiak.

Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ.

Mediat maqedonase thonë se gjendja e pacientëve tjerë është e mirë, përfshi këtu edhe gjendjen e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.

Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë