Lajme

Shënohet viktima e pestë, 19 raste të reja. Harta zgjerohet me Lezhën, Beratin dhe Hasin

Në Shqipëri është shënuar viktima e pestë nga koronavirusi. 49 vjeçari nga Tirana ishte shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv. “Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit Infektiv, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive” tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë numri i personave të prekur nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar 123. Tomini konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 74 testime dhe 19 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Pas shërrimit, 10 pacientë të tjerë që ishin shtruar në Spitalin Infektiv, tashmë janë të vetizoluar dhe duhet të qëndrojnë në karantinë përsëri për 14 ditë.

Sipas Tominit harta e të prekurve  nga COVID-19 është shtrirë në Berat, Lezhe dhe Has, ku po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërkohë harta e të prekurve me COVID-19 vijon:

 Tiranë 72 qytetarë

 Durrës 8 qytetarë

Lushnjë 4 qytetarë

Elbasan 2 qytetarë

 Fier 12 qytetarë

 Rrogozhinë 2 qytetarë

 Kavajë 4 qytetarë

 Korçë 9 qytetarë

 Vlorë 4 qytetarë

 Shkodër 2 qytetarë

  Lezhe 1 qytetarë

 Berat 1 qytetarë

Has 2 qytetarë

Tomini deklaroi se harta e të prekurve është më e zgjeruar se vatrat të cilat shërbimet epidemiologjike janë monitoruar hap pas hapi.
“Mund të theksojmë se vatrat aktuale që janë më të nxehta janë në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Fier, Korçë dhe Vlorë.,”ka thënë Tomini, ndërkohë që cilësoi se në të gjitha njësitë vendore të kujdesit shëndetësor kemi kapacitetin e duhur me personel epidemiolog, për gjurmimin e kontakteve që ka një person me COVID-19.

Në Spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar dhe 2 prej tyre janë në terapi intensive.

Ndërkohë që ekspertja bën thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të telefonojnë në linjën e re falas 0800 40 40 për çdo informacion dhe të komunikojnë me 127 nëse kanë shenja të sëmundjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë