Numri i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë ka arritur në 16. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se mëngjesin e sotëm një 78 vjeçar ka Durrësi ka ndërruar jetë. Daja bëri me dije se pacienti kishte 3 ditë i intubuar dhe vuante nga hipertensioni, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 18 raste të reja, duke e çuar kështu në 277 në total numrin e të prekurve nga koronavirusi i ri.
Daja ka theksuar gjithashtu se gjatë 24 orëve kanë rezultuar negativ në testimin përfundimtar 9 pacientë, duke u konsideruar kështu të shëruar nga COVID-19.
“Mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç. Sot janë testuar edhe 9 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar,” tha Daja.
Më tej ekspertja përcaktoi se shpërndarja gjeografike e rasteve vijon:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnjë 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste
Daja i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e distancimit social dhe të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për çdo informacion që kërkojnë. Ekspertja theksoi edhe një herë për qytetarët se nëse kanë simptoma duhet të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




