Lajme

Shënohet viktima e 10 nga COVID-19 në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka bërë me dije 67-vjeçari me iniciale Ll.N prej 10 ditësh ishte i sëmurë dhe prej katër ditësh ishte në gjendje të rënduar në terapi intensive. Personi në fjalë vuante nga hipertensioni dhe nuk arriti dot t’i mbijetonte luftës me koronavirusin.

Gjithashtu, dje në mbrëmje ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e cila ishte shtruar  prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit  ishte në terapi intensive në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave nga Ministria, pacientja nuk ishte në moshën 52-vjeç, siç u raportua mbrëmjen e djeshme, por 72- vjeçe. Mosha e dhënë më së fundi është e sakta pasi është verifikuar nga autoritetet përkatëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë