Art dhe Kulture

‘Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës’-Guga nën ethet e një mbrëmje të madhe

Nga Gazeta ‘Si’-E kemi ndjekur në rrjetet sociale të publikojë skenografinë e edicionit të 3-t të spektaklit madhështor “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili këtë vit do të jetë kryeqyteti shqiptar, Tirana e cila do të mirëpresë 12 shqiptarë të suksesshëm ne vende të ndryshme në botës.

Realizimi i spektaklit do të jetë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ku do të mirëpresë artistë e biznesmenë të cilët e kanë lartësuar emrin e vendit nga vijnë, Shqipëri.

Padiskutim që do të jenë po ata bashkëpunëtorë besnikë që e kanë shoqëruar Gugën edhe në produksione të tjera si: skenografi i mirënjohur Bledar Gërcaliu, drejtori i fotografise Olsi Tufa, mjeshtri i audios Andri Gjini, grafisti i talentuar Taulant Hyso, kryeredaktoria Fabjola Kuburi, drejtori i prodhimit Leko Gjermani, orkestruesi i talentuar Jusiald Xhani, kryekoordinatori Enea Trimi e deri tek regjisori Armelin Llanaj.

Sokol Guga shprehet se ky edicion do të jetë shumë i kushtueshëm financiarisht pasi për secilin personalitet do të ngrihet një grup xhirimi për t'i xhiruar në vendet ku ata jetojnë.

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të ketë edhe artistë të ftuar specialë të cilët do t'i bashkohen këtij organizimi madhështor nga balerinë, tenor, soprano, aktorë, të cilët do të shoqërohen nga orkestra filarmonike. Një mbrëmje madhështore pritet të vijë sëshpejti në ekranin e televizionit kombëtar Klan Plus.

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” do të drejtohet nga producenti Sokol Guga e modelja e gazetaria Matilda Mcini. Orkestra simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të drejtohet nga maestro, dirigjenti Dritan Lumshi si dhe artistët baritoni Armando Likaj, mexosoparno Ivana Hoxha, trupa e baletit e drejtuar nga koreografia Blerina Arbana e plot surpriza të tjera që publiku do të ketë kënaqësinë t'i shohë në datë 5 Shtator, ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë