Nga Gazeta ‘Si’– Një godinë tre katëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë Radhimë, pasi nuk kishte zbatuar lejen e ndërtimit, kishte shkelur rregullat.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga shembja e saj duke e cilësuar këtë një tjetër hap në betejën kundër paligjshmërisë.
Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se përballja me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve është një mision që do të çojë përpara deri në fund, për të mbrojtur hapësirat publike dhe për të ndalur shëmtimin e zonave të përbashkëta.
“Dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



