Ka ndodhur

Shembet kolona e banesës ku po sistemonte materiale ndërtimi, humb jetën 64 vjeçari

Pasditen e të martës, në fshatin Shushicë, një 64 vjeçar, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës.

Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë