Art dhe Kulture

Shembet çatia e monumentit të kulturës Hani i Gjelit, në Pazarin e Vjetër të Korçës

Shembet çatia e monumentit të kulturës Hani i Gjelit, në Pazarin e Vjetër të Korçës. Ky monument kulture i kategorisë së parë ka qenë i degraduar ndërkohë që reshjet e borës përgjatë ditëve të fundit, nga pesha e madhe kanë bërë që të shembet çatia.

Pazari i Vjetër me 140 ndërtesa është i gjithë një monument kulture, por krahas investimeve të bëra ndër vite duket se hanet janë lënë në harresë.

Pazari i vjetër i Korçës, me vlera historike dhe monumentale, pjesë të rëndësishme të tij ka pasur ato që quheshin “Hane” dhe që mbajnë ende këtë emër për ndërtesat e shpallura monumente kulture të kategorisë së parë.

Por, duket se vetëm emri u ka mbetur këtyre ndërtesave karakteristike që në kohët e lulëzimit të këtij pazari nga fundi i shekullit të kaluar dhe fillimit të shekullit XX, kur ekzistonin jo pak, por 18 të tilla. Hanet mbanin emra sipas klientëve që strehonin apo zonave nga vinin ata, dhe të tillë ishin Hani i Gjelit, Hani i Manastirit, Hani i Maqedonasve, Hani i Voskopojës, Hani i Elbasanit, Hani i trebickallinjve, Hani i vithkuqarëve, Hani i devollinjve etj. Pothuajse të gjithë janë të shkatërruar, ose u janë zhdukur gjurmët.

Si Hani i Gjelit, edhe ai i Manastirit, por edhe Hani i Elbasanit, vetëm tabelat në hyrje të godinave kanë si hane, sepse ato janë shndërruar e lënë në harresë, aq sa shkatërrimi i plotë duket i afërt nëse nuk restaurohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë