Kreu kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se pandemisë brenda një viti do t’i vijë fundi dhe virusi do të përfundojë brenda një viti. Në një intervistë për mediet Broula shtoi se për mbrojtje maksimale do të jetë nevoja për vaksinim vjetor për të qëndruar të sigurt nga variantet e mundshme të këtij virusi.
“Nuk mendoj se kjo do të thotë që nuk do dalin variante të tjera të Covid-19 dhe se do duhet të jetojmë jetën tonë pa pasur vaksina, por kjo, përsëri, mbetet për t’u parë,”shpjegon ai.
Më herët eksertët kanë shpjeguar se intensiteti i virusit do të bjerë dhe në të ardhmen ai do të jetë i ngjashëm me gripin.
“Skenari më i mundshëm se virusi se virusi do të vazhdojë të ketë variante të reja pasi është përhapur në të gjithë botë. ne do të kemi vaksina që do të zgjasin të paktën një vit,”shtoi Bourla.
Njëjtë si Broula edhe ekspertët e CDC dhe FDA kanë shpjeguar se Delta mund të jetë fundi i varinteve të rëndësishme për Covid-19, por ata nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të ketë edhe variante të tjera më të rrezikshme. Pavarësisht kësaj studiuesit gjithmnë kanë theksuar se Covid-19 mund të jetë edhe endemik.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje