Bota

SHBA: Trupat e Koresë së Veriut po ndihmojnë Rusinë në luftimet në Ukrainë

Nga Gazeta 'Si'- Ushtarët e Koresë së Veriut i janë bashkuar në mënyrë aktive luftimeve përkrah forcave ruse, konfirmon Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Mbi 10.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusinë lindore dhe shumica e tyre janë zhvendosur në rajonin e largët perëndimor të Kurskut, ku kanë filluar të angazhohen në operacione luftarake me forcat ruse”, tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Kjo është hera e parë që SHBA deklaron se trupat e Koresë së Veriut janë të angazhuar në mënyrë aktive në luftimet kundër Ukrainës, raporton Sky News.

Raportet sugjerojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të rimarrë rajonin e Kurskut nga Ukraina përpara se Donald Trump të marrë postin e presidentit të SHBA-ve në janar 2025.

Shpërthime në Kiev

Shpërthime dëgjohen në Kiev, ndërsa forcat ajrore ukrainase kanë shpallur të gjithë vendin në gatishmëri për shkak të sulmeve ajrore ruse me raketa dhe dronë, kanë zbuluar gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters.

Sulmet e fundit ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe të energjisë, teksa ukrainasit po përgatiten edhe për një dimër në kohën kur lufta po vazhdon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë