Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, iu tha të enjten republikanëve të Kongresit, se ai nuk do të nënshkruajë ligjin për të financuar qeverinë, sepse sipas tij nuk përfshin mjetet për ndërtimin e murit në kufi në Meksikën.
“Presidenti tha se nuk do të nënshkruajë këtë ligj”, – tha kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, duke dalë nga një takim me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Kongresi i kishte paraprirë votimit të enjten për ligjin, para se të kalojë afati, i cili është parashikuar pas mesnatës së sotme.
Nëse kalon ky afat, atëherë qeveria amerikane rrezikon të mbyllet, pak para festës së Krishtlindjeve.
Më shumë se 800.000 punëtorë federalë rrezikojnë të mbesin pa paga nëse ndodhë mbyllja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




