Media Galeri

SHBA, studentët hebrenj fshihen në bibliotekën e kolegjit ndërsa protestuesit pro-palestinezë godasin dyert

Një grup studentësh hebrenj përjetuan momente paniku kur u detyruan të mbylleshin në një bibliotekë të kolegjit në SHBA për t’i shpëtuar një turme protestuesish pro-palestinezë që po përplasnin dyert.

Të mërkurën pasdite, një turmë protestuesish duke brohoritur “Palestina e lirë”, sulmuan hollin e Kolegjit Cooper Union në qytetin e Nju Jorkut. Roja i sigurisë nuk arriti t’i ndalonte ndërsa turma e protestuesve ngjiti shkallët dhe filloi të godiste derën e bibliotekës, ku studentët hebrenj po fshiheshin.

Ngjarja ka zgjatur rreth 20 minuta dhe ka përfunduar me largimin e demonstruesve, pa lëndime apo të arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë