Ambasada Amerikane ka bërë një tjetër postim në “Facebook”, në lidhje me Reformën në Drejtësi. Sot Ambasada ka shpjeguar mënyrën se si ajo funksionon dhe ndikimin që do të ketë në jetën e qytetarëve, duke bërë një përmbledhje të videove të kaluara, lidhur me procesin e vettingut, që nga Reforma në Drejtësi, Gjykatën Kushtetuese, krijimin e SPAK dhe BKH.
“Reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”, është një ndër mesazhet e ambasadës.
“Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Gjatë javëve të kaluara, postuam një seri videosh informuese për të shpjeguar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit. Keni humbur njërën prej videove tona?”, shkruhet në postimin e ambasadës.
Ambasada Amerikane në Tiranë, prej disa javësh, vijon me publikimin e videove informuese ku shpjegon se ku do të kalojë ky proces.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




