Lajme

SHBA, Kryemadhi takon kongresmenin Kevin Mc Carthy

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet ne Uashington në një vizitë pune, e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.

Sot në ditën e dytë të mbledhjes vjetore dhe ditën e parë të vizitës, Kryemadhi mori pjesë në raportimin në sallën e Kongresit, ku të pranishëm kanë qenë Kongresmenë, Senatorë dhe ish-anëtarë të Kongresit Amerikan, me të cilët Kryetarja e LSI shkëmbeu opinionet mbi situatën në Shqipëri dhe në rajon.

Gjatë sesionit, Kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me liderin e grupimit Republikan në Kongresmenin Amerikan Kevin Mc Carthy. Në këtë aktivitet merrnin pjesë dhe përfaqësues nga Presheva.

Për shkak të vizitës së saj në SHBA, Kryemadhi mungoi edhe në marshimin-protestë të djeshëm të opozitës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë