Mendim

SHBA kërkon të kthehen në shtëpi luftëtarët e ISIS. Ç’do bëjë Shqipëria?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presionit të gjitha vendet europiane që të riatdhesojnë dhe të ndjekin penalisht të gjithë luftëtarët e Shtetin Islamik që shkuan drejt Sirisë së Irakut. Administrata Trump ka filluar bisedimet të hënën bisedimet me zyrtarët në Bruksel, duke u kërkuar të kthejnë në shtëpi të gjithë qytetarët që po mbahen në kampe në Siri dhe Turqi.

Amerika dhe Europa janë përplasur për fatin e mijëra xhihadistëve të burgosur në Siri, pasi vendet evuropiane, si dhe ato të Ballkanit nuk pranojnë kthimin e tyre në shtëpi. Koordinatori i kundër terrorizmit i Departamentit Amerikan të Shtetit Nathan Sales mbërriti në Bruksel ku u tha vende evropiane se kthimi i luftëtarëve në vendet e tyre është i pashmangshëm.

Presioni i SHBA-së vjen ndërkohë që Turqia ka kërcënuar vendet europiane se do të rikthejë në shtëoi të gjithë luftëtarët e ISIS-it të strehuar në kampet e saj dhe në veri të Sirisë. Ky presion ka të ngjarë të prekë edhe vendet e Ballkanit dhe Shqipërinë, pasi gati 150 shqiptarë lanë vite më parë shtëpitë e tyre për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

Një raporti i përgatitur në vitin 2018 nga agjencitë europiane të sigurisë ka bërë të ditur se 26 luftëtarë meshkuj dyshohet se humbën jetën në Siri dhe Irak

Sipas të dhënave 144 persona nga Shqipëria iu bashkuan ISIS ndër ta 80 meshkuj, 27 femra dhe 38 fëmijë. Në bazë të informacioneve të agjencive të sigurisë dyshohet se në zonat e konfliktit ndodhen ende 73 shqiptarë. Ata janë tanimë të strehuar nëpër disa kampe në Siri,Iral dhe Turqi. 45 persona nga 144 që kanë qëndruar në zonat e konfliktit janë kthyer në Shqipëri. 30 prej tyre janë burra, 7 gra dhe 8 fëmijë.

Por a mund të ndodhë që këta shqiptare të kthehen në shtëpi brenda këtij viti? Agron Sojati, koordinator kundër ekstremizmit të dhunshëm shpjegonte disa muaj më parë për mediat se qeveria shqiptare ka skanuar identitetin e të gjithë shtetasve shqiptare që u larguan drejt Sirisë por se për kthimin e tyre nuk mund të vendosen afate fikse.

Nathan Sales. Gazera Si, 2019

“E kemi këtë agjendë, por prapë themi që ka edhe faza që na shkëputet sinjali sepse flasim për zona që janë larg jo vetëm gjeografikisht. Kjo e bën të pamundur të vendosim afate fikse. Por ajo që është e rëndësishme është që po inventarizohen të gjithë njerëzit që ndodhen atje”, shprehet Sojati. Por pika më e fortë janë të afërmit e atyre që gjenden në Siri, për të bashkëvepruar me autoritetet shqiptare”, shton Sojati.

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka marrë në atdhe asnjë nga fëmijët dhe gratë e bllokuar mes ferrit në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, çështja e riatdhesimit të shqiptaëve që shkuan drejt Sirisë për të luftuar krah ISIS-it duket të jetë aq urgjente, saqë u përmend edhe nga kandidatja për ambasadore amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Diplomatja deklaroi para Senatit Amerikan se do të punonte me autoritetet shqiptare për rikthimin e tyre në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.
Në kampet në Lindjen e Mesme mbahen peng kryesisht fëmijë dhe gra shqiptare, që kanë shkuar në Siri, për shkak të bashkëshortëve të tyre.

Bedri Elezi, drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare në Kosovë, zbulon per Gazeten “Si” se në kampin e ruajtur nga kurdët në Veri të Sirisë, ku ishte bolluar edhe Alvini i vogël janë strehuar rreth 53 fëmijë dhe gra nga Shqipëria, të cilët presin mes dëshpërimit të kthehen në vendin e tyre.

“Gjithsej në Kampin Al Hol janë 144 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi”, i thotë ai gazetës.

Por cila është procedura e riatdhesimit të shqiptarëve që po mbahen në Siri dhe sa të të vështirë e ka shteti shqiptar t’i kthejë në shtëpi burrat, gratë dhe fëmijët e mitur?
“Shteti shqiptar fillimisht duhet të vendosë kontakte me zyrtarët kurdë, të cilët aktualisht kane nën kontroll kampin, të shkëmbejnë gjeneralitetet e personave shqiptare në atë kamp dhe kështu të filloj procesi i transferimit te tyre deri ne Irak ne Erbil”, shpjegon Bedri Elezi për Gazetën Si. Nga Erbili,do të mund te organizohej një fluturim për në Tiranë. Aktualisht zyrtaret kurd janë shumë të interesuar të zhvendosin familjaret e pjesëtareve të ISIS për shume arsye, e sidomos finaciare”, thotë eksperti i sigurisë.

Kampi Al Hol. Gazeta Si, nentor 2019

Vendet e BE-së nuk pranojnë të marrin në shtëpi luftëtarët e ISIS

Për mos t’i kthyer në shtëopi, Franca ka hapur bisedime me Irakun për gjykimin e shtetasve frncezë në gjykatat e saj, një strategji për të cilën SHBA. thotë se është "e papërgjegjshme", duke argumentuar se ajo i jep një ngarkesë të padrejtë Bagdadit, pasi vendet perëndimore kanë sistem drejtësie të afta të përballojnë këto çështje.

"Ne të gjithë e kuptojmë nevojën për të qenë të ashpër ndaj terroristëve. Por ne mendojmë se mënyra për të qenë të ashpër ndaj terroristëve është që të ndiqen penalisht ata dhe t'i mbajnë ata përgjegjës, "u tha gazetarëve në Bruksel Koordinatori amerikan kundër terrorizmit i Shtetit Nathan Sales

Rikthimi i luftëtarëve të huaj dominoi gjatë një takimu të koalicionit ndërkombëtar kundër IS të mbajtur në Uashington javën e kaluar, të propozuar nga Franca, e cila është shqetësuar veçanërisht nga vendimi i Presidentit Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria.

Kombet europiane si Franca dhe Britania nuk kanë asnjë dëshirë të shohin rikthimin luftëtareve të ISIS-it, pas sulmeve të përgjakshme terroriste në vendet e tyre.

Disa qeveri evropiane, përfshirë Britaninë, kanë revokuar nënshtetësinë e një sërë qytetarësh që iu bashkuan ISIS, por Sales paralajmëroi që kjo strategji gjithashtu përfshin rreziqe të mëdha.

"Ne nuk mendojmë se heqja e nënshtetësisë është një mjet i efektshëm kundër terrorizmit," tha ai. "Në vitet 1990 Arabia Saudite i hoqi Osama bin Ladenin shtetësinë por kjo nuk e parandaluar 11 Shtatorin", shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë