SHBA i ka dhuruar Shqipërisë 3500 tampone për COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga një postim në rrjetin social “Facebook” të Ambasadës Amerikanë në Shqipëri.
“Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministria e Shendetesise dhe e Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to,” shkruhet më tej në postim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




