Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i kanë dërguar sot një sinjal Gjykatës së Hagës të hetojë edhe krimet dhe masakrat e ushtrisë serbe në Kosovë dhe jo vetëm ato të shqiptarëve,
Komiteti për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka dalë me një deklaratë duke thënë se e konsiderojnë të drejtë deklaratën e analistit Daniel Serwer se Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin e autorëve serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por se një juridiksion të tillë po zbaton dhe po ndjek vetëm shqiptarët.
Analisti i Ballkanit Perëndimor ka komentuar aktakuzat e para ndaj udhëheqësve të UÇK-së, ka thënë se kjo gjykatë nuk është një etnike dhe se ka jurdiksion për gjykimin e krimeve të serbëve gjatë viteve 1998-2000.
“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer.

Kjo është arsyeja pse njerëzit e quajnë atë gjykatë një etnike”, shkruante eksperti.
Eliot Engel i cili është edhe drejtues i Komitetit për Punë të Jashtme ditë më parë ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së që të hetojë punën e Gjykatës Speciales dhe që Uashingtoni të ndërpresë bashkëpunimin nëse kjo gjykatë po heton vetëm shqiptarët.
Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dal para gjykatësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




