Atletike

SHBA dominon stafetën 4×100 metra

Nga Gazeta Si – Melissa Jefferson-Wooden përsëriti arritjen e legjendës Shelly-Ann Fraser-Pryce duke mbyllur Kampionatin Botëror të Atletikës “Tokyo 25” me tre medalje ari në sprint, teksa ndihmoi Shtetet e Bashkuara të fitonin titullin në garën e 4×100 metrave për femra.

Finalja u zhvillua nën reshje të dendura shiu, ku Fraser-Pryce mbylli karrierën e saj me Xhamajkën.

Jefferson-Wooden, kampione në 100m dhe 200m, fitoi 100 metrat e para për Shtetet e Bashkuara në kushte jo normale atmosferike, ndërsa kampionia e Botës në 100 metra (në vitin 2023), Sha’Carri Richardson, siguroi fitoren duke çuar stafetën në finish me kohën 41.75 sekonda.

Nuk pati asnjë hezitim nga katërshja ku bënin pjesë edhe Twanisha Terry dhe Kayla White, teksa i dhuruan një tjetër medalje ari Shteteve të Bashkuara, për një total prej 16-rekord të titujve në Botërorin japonez të Atletikës.

Dukej normale që ylli më i madh i atletikës, Noah Lyles, të mbyllte Kampionatin Botëror, “Tokyo 25” me medaljen e dytë të artë.

Pavarësisht një sezoni të vështirë, ndikuar pjesërisht nga dëmtimet, ai mbajti segmetin e fundit për katërshen amerikane, duke regjistruar kohën e pestë më të shpejtë në histori për stafetën 4×100 metra.

Në këtë mënyrë, numri i medaljeve të tij në Tokio arriti në tre: bronz në 100 metra, ari në 200 metra – i katërti radhazi në këtë disiplinë – dhe një tjetër ari në stafetën e shpejtësisë.

16 medaljet e arit në kampionat janë më shumë se pesë vendet pasuese së bashku në klasifikim – dhe në total 26 medalje gjithsej. SHBA theu në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm prej 14 medalje ari, të vendosur në Doha në vitin 2019.

Ari i stafetës së të dielën e çoi numrin e titujve botërorë të Lyles në 8, vetëm 3 larg rekordit të Usain Bolt.

Lyles nuk e fsheh që synon Lojërat e Pekinit në 2027 dhe synimi i tij është parakalimi i Legjendës xhamajkane, për t’u bërë i vetmi njeri që fiton 5 tituj botërorë në 200 metra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë