Një djalë 6-vjeçar është futur në aeroplanin e gabuar, për shkak të një gabimi të bujshëm të bërë nga një kompani ajrore.
Historia e Casperit të vogël, të kujtonte filmin “I vetëm në shtëpi” i vitit 1992 në të cilin Kevin, i luajtur nga një Macaulay Culkin shumë i ri, ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një aeroplan që shkon në Nju Jork në vend që të shkonte në Florida.
Në rastin e Casper, fëmija do të fluturonte vetëm nga Filadelfia, për të shkuar tek gjyshja e tij në Fort Myers, Florida, Maria Ramos.
Ishte udhëtimi i parë me avion i Casper. Gjyshja e tij po e priste në Fort Myers, por kur nuk e pa, pyeti kompaninë Spirit Airlines se ku ishte fëmija.
Fillimisht stafi nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur, më pas i thanë se fëmija ndoshta nuk kishte pasur kohë të hipte, por gjyshja u përgjigj se ishte e pamundur pasi kishte gjurmuar nipin e saj dhe kishte konfirmim që fëmija kishte bërë check-in në aeroport
“Këto ishin momentet më të këqija të jetës sime”, tha Ramos për mediat lokale. Për fat, pas disa orësh ajo mori një telefonatë nga Casper. Nipi i saj i tha se kishte zbritur, por në aeroportin e gabuar, pra në Orlando, katër orë e më shumë se 200 kilometra larg. Kompania kërkoi falje dhe ofroi rimbursim për fluturimin.
Casper përfundimisht arriti në destinacion dhe u ribashkua me gjyshen e tij në kohë për të kaluar Krishtlindjet. Çështja është mbyllur. Ose ndoshta jo. Fëmija ishte traumatizuar dhe disa thonë se familja mund të padisë kompaninë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.