Lajme

SHBA 900 mijë dollarë ndihma shtesë Shqipërisë në luftën me Covid-19

SHBA-ja i ka ofruar sot edhe 900 mijë dollarë shtesë Shqipërisë në luftën me koronavirusin, duke e çuar ndihëm totale në 2 milionë dollarë.

Lajmi është konfirmuar sot nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila thekson se paketo do të shkojë për gjurmim të rasteve dhe asistencë teknike.

“Që nga viti 2000 SHBA ka dhuruar 700 milion dollarë ndihma në asistencë totale. SHBA gjithmonë do të qëndrojë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale”, shkruan Kim.

Në një njoftim, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson po ashtu se më shumë se Uashingtoni, në bashkëpunim me USAID ka ndarë 2 milion dollarë për ndihmë shëndetësore në vendin tonë,  1,6 milion dollarë për Kosovën, 2.9 për Greqinë dhe 50 milionë dollarë për Italinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë