Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë 37 mjete të blinduara ndaj pritave apo kurtheve të minuara, si pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s, që do të përdoren tashmë nga strukturat ushtarake.
Në ceremoninë e dorëzimit të mjeteve të blinduara, të markës “InternationalMaxxPro MRAP” (Mine Resistant Ambush Protected), mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara, LeylaMoses-Ones, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Gjeneral Brigade, Bardhyl Kollçaku.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në fjalën e saj, duke falënderuar aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara, tha se tashmë Forcat tona të Armatosura do të jenë më të sigurta në kryerjen e detyrave.

“Falë mbështetjes dhe kontributit të vazhdueshëm të SHBA, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë tashmë më të mirëpajisura dhe më të sigurta në kryerjen e detyrave.
37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave të minuara u shtohen Forcave tona të Armatosura, të cilat do kenë një spektër më të gjerë detyrash e misionesh.
Falënderim e mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme të aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara, me të cilët bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes nuk ka qenë kurrë më i fortë se sot”, u shpreh ministrja Xhaçka.
Ndërsa, e ngarkuara me punë e SHBA-ve në vendin tonë, LeylaMoses-Ones, vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes e konsideron jo vetëm në favor të Shqipërisë, por edhe të aleancës.

“Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO, që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve globale. Ky është një tjetër shembull sesi Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Nën drejtimin aktual, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë, ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë”, tha ndër të tjera Leyla Moses-Ones.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



