Në fillimet e variantit Delta i cili ishte më i transmetueshëm dhe kishte gjasa për sëmundje më të rëndë tek të pa vaksinuarit, askush nuk e dinte që duhej një dozë e tretë që të rritej efikasiteti i vaksinave. Kjo gjë u përcaktua më vonë nga ekspertët shëndetësor kur ky variant kishte arritur pikun e tij. E njëjta situatë po përsëritet përsëri edhe me variantin Omicron. Siç thotë mjeku shqiptar në Londër, Laidon Shapo, njerëzit po shqetësohen dhe kanë idenë se do të duhet të marrin një “dozë të katërt”.
Shapo ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook” ku thotë se infektimet me Omicron mund të shërbejnë si ‘booster’ afatgjatë dhe mund të jenë përgjigja e munguar për një 2022 ndryshe!
I pyetur nga Gazetasi.al lidhur me këtë çështje, mjeku shpjegoi se njerëzit janë të shqetësuar se si do të shkojë situata e Covid-19. Mjeku thotë se transemtueshmëria e këtij varianti ka bërë që shumë vende të futen në një valë të katërt infektimesh, por jo shtrimesh në spital, ç’ka tregon se në rast se “Omicron është një variant që nuk ja kalon Deltës në ashpërsi tregon dy gjëra.

“Omicron mund të interpretohet si varianti i fundit, që vitin e ardhshëm mund të kthehet në nivele të ngjashme me gripin. Në rast që ky që e konsiderojmë sot si variantin e ditës, i cili po krijon valë të forta dhe mbyllje dhe për shtete që kanë 65-80% vaksinim popullatë, atëherë mund të mendohet se me kalimin e kësaj dallge të fundit do të krijohet ai që është imunitet i nevojshëm ndaj Covid-19”,shpjegon mjeku.
Sipas Shapos, nëse do të linim një moment mënjanë vaksinën, infektimi nga Omicron do të konsiderohej një lloj “booster” dhe siç shprehet ai “kush e kalon këtë variant qoftë edhe me shenja të lehta dhe të mesme, ka një imunitet më të fortë dhe nuk ka nevojë për një dozë të katërt, pra një tjetër “booster”.
“Kjo valë e radhës që po kalon dhe ka kapur “pikun” javët e fundit. Në Britani është rreth 60% më e lartë krahasuar me pikun e mesit te Janarit 2021. Pra ideja është që rastet e shumta (shkaktuar nga Omicron) që po shihen këtu edhe tek te vaksinuarit me dy doza, do shërbejë si një ‘booster’ afatgjatë pa nevoje për doza booster tek ata qe infektohen, ama të tjerët duhet të vaksinohen me dozën e tretë përforcuese për një mbrojtje 70-75% kundër sëmundjeve simptomatike. Të imagjinosh që po vjen Janari tjetër dhe ne jemi me këtë situatë askush nuk e imagjinonte. Gjithkush bënte projeksione për një dimër më të qetë. Ajo që dua të shtoj është se çka mund t’i frikësohemi në të ardhmen është se në popullatat që nuk janë vaksinuar si duhet dhe janë në nivele të ulëta vaksinimi, ashtu si gjeti mënyrën Omicron që pati 40 ndryshime gjenetike në sipërfaqe, ashtu mund të gjejë mënyrën për të pasur më shumë ndryshime dhe të bëhet i panjohur fare. Ky do të ishte varianti që do të kërkonte vaksina të tjera. Kjo mbetet hipotezë, nuk përjashtojmë por mbetet hipotezë”,shton Shapo.
Mos vaksinimi i popullatave të varfra ka qenë një shqetësim edhe për ekspertë të tjerë të shëndetit publik. OBSH bën thirrje vazhdimisht që vendet e pasura të kalojnë vaksina në vendet e varfra në mënyrë që e gjitha bota të jetë e imunizuar nga Covid-19 dhe variantet e tij, duke sjellë kështu edhe mundësinë e ulët që virusi të mos ndryshojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje