Nga Gazeta Si- Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shantazhonte nëpërmjet celularit një 21-vjeçare, për t’i dhënë para.
Sipas policisë, 22-vjeçari është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që do të merrte një shumë parash, e cila u sekuestrua si provë materiale.
“Sapo ka marrë kallëzim se një shtetase shantazhohej për të dhënë para, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka organizuar punën për të arrestuar autorin. Si rezultat i veprimeve të shpejta është kapur në flagrancë, në një vendparkim automjetesh në Tiranë, në momentin që do të merrte një shumë parash nga 21-vjeçarja, shtetasi: G. D., 22 vjeç, banues në Elbasan. Shuma e parave u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, si provë materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




