Ka ndodhur

Shantazhonte një vajzë se do i publikonte foto nudo në ‘Snapchat’, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

Gazeta Si – Një 17-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi akuzohet se shantazhonte një adoleshente të cilës i kishte vjedhur llogarinë në rrjetin social ”Snapchat”.

“16 vjeçarja shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte”, – informoi sot policia e Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë