Nga Gazeta ‘SI’ – Socialistët kanë propozuar një ndryshim në ligjin “Për investimet e huaja”, me qëllim shtimin e kontrolleve kur bëhet fjalë për investime në sektorë kritikë.
Me firmën e deputetit Eduard Shalsi, projektligji i depozituar në Kuvend propozon që investimet e huaja cilit investimet e huaja që prekin infrastrukturën publike kritike, teknologjitë kritike, furnizimet me mallra të rëndësishme apo aksesin në informacion sensitiv mund t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi ose ekzaminimi nga autoritetet shtetërore.
Investime kritike janë ato të lidhura me infrastrukturën, energjinë, transportin apo sistemet digjitale.
Një propozim i ngjashëm i shkoi Kuvendit disa muaj më parë, nga demokratja Jorida Tabaku, ku propozonte filtrimin e të gjitha kontratave të investimeve të huaja. Drafti i Tabakut, që nuk u pranua nga socialistët kërkonte që të ishte Kuvendi i Shqipërisë autoriteti që të kishte kompetencën për të shqyrtuar, hetuar, autorizuar ose bllokuar investimet e huaja që mund të ndikojnë në sigurinë dhe rendin publik të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.