Pas suksesit të madh të këngës së saj më të re, Shakira vijon “luftën” ndaj ish-partnerit të saj, Gerard Pique, por jo vetëm.
Këngëtarja e famshme ka pasur mesazhe të forta edhe për ish-vjehrrën e saj. Në vilën ku banon, Shakira vendosi në ballkon një shtrigë që shikonte drejt shtëpisë së nënës së Pique, Monserrat Bernabéu, me të cilën është ende fqinje.


Menjëherë nisën spekulimet mbi arsyet e mundshme që çuan kolumbianen të vendoste kukullën e frikshme në ballkon. Fillimisht u tha se ishte për festën e Halloëeen-it, por pasi u hoq dhe u vendos përsëri, doli një teori tjetër mbi shtrigën.
Mendohet se shtriga është hakmarrja e Shakirës për ish-vjehrrën e saj dhe për Clara Chia (partnerja e re e Pique), të cilat mes tyre e quanin “shtrigë” Shakirën.
Por, si e mori vesh Shakira këtë nofkë që i ishte vendosur? Nga dy fëmijët e saj, Milan dhe Sasha, të cilët e kishin dëgjuar nofkën kur rrinin te shtëpia e gjyshërve.
Për këtë arsye, Shakira mendoi se hakmarrja më e mirë ishte të vendoste një shtrigë në ballkon, që sheh gjithë kohën nga banesa e ish-vjehrrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




