Media Galeri

Shakira nderohet me një statujë në vendlindjen e saj

Shakira është në qendër të vëmendjes së mediave të huaja, por këtë herë jo për çështjet që kanë të bëjnë me muzikën , ish të dashurin e saj Gerard Piqué apo marrëveshjen e arritur së fundmi me autoritetet tatimore spanjolle për të shmangur burgun.

Artistja është nderuar me një statujë të gjatë 6 metra në vendlindjen e saj  ​​Barranquilla, në Kolumbi.

Statuja është frymëzuar nga lëvizjet e saj më të njohura të kërcimit nga videoklipi i vitit 2005 për  këngën mjaft të njohur “Hips Don’t Lie”.

Shakira ka shprehur shpesh krenarinë për vendlindjen e saj. Në vitin 2006, një tjetër skulpturë e tij prej hekuri u përurua në Barranquilla pranë stadiumit Metropolitano.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë