Media Galeri

Shaip Kamberi, i vetmi shqiptar i Kuvendit të Serbisë në mbledhjen Kosovë-Shqipëri

Nga Gazeta 'Si'- Në seancën e përbashkët parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, i pranishëm është parë edhe Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

Si presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ashtu edhe kryeministri Albin Kurti theksuan në fjalën e tyre se duhet kthyer vëmendja te shqiptarët në Luginë.

“Të unifikojmë politikën e jashtme, të bashkëpunojmë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo jetojnë. Shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, i kanë sytë nga ne”, tha Osmani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë