Lajme

Shahini: Sfida për universitetet, të gjithë studentet në platformën online

Deri më 25 mars, 49,400 studentë kanë ndjekur leksionet online. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Ministrja përgëzon  universitetet që ndërmorën masa për të vijuar leksionet me studentët nga shtëpia.

“Tashmë, sfida për universitetet është të përfshihen TË GJITHË studentët në mësimin online”, mbylli mesazhin e saj Ministrja Shahini.

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2534949006762197:0

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë